Bilanci nga protesta/ 13 të lënduar paraqiten në spital, mes tyre dy gazetare dhe 6 policë

Bilanci nga protesta/ 13 të lënduar paraqiten në spital, mes tyre dy gazetare dhe 6 policë

Të paktën 13 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës dhe përshkallëzimit të saj, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në QSUT janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas konsultës me mjekët, ndërsa i treti vijon ekzaminimet në urgjencë. Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore dy përfaqësuese të medias, të cilat janë larguar pas ekzaminimeve, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për ndihmë mjekësore gjatë protestës dhe pas përshkallëzimit të saj. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me...