Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bilancet në terren për problemet e qytetarëve, Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë
Në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të Bashkisë Tiranë. Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë gjatë këtyre muajve të verës dhe të takohen me qytetarët dhe të evidentojnë problemet që ata kanë dhe të bashkërendojnë një plan pune për zgjidhjen e tyre. Gjatë kësaj kohe deputetët kanë zbritur në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve dhe do t’i raportojnë ato tek kreu i qeverisë.