Bilanc i rëndë viktimash në Gaza! Të paktën 138 palestinezë të vrarë gjatë orëve të fundit, qindra të tjerë të plagosur

Bilanc i rëndë viktimash në Gaza! Të paktën 138 palestinezë të vrarë gjatë orëve të fundit, qindra të tjerë të plagosur

Të paktën 138 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit nga forcat izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi në Gaza, duke e çuar në 61,158 numrin total të të vdekurve që nga fillimi i luftës. Në të njëjtën periudhë, 771 persona të plagosur kanë mbërritur në spitalet e Gazës, ndërsa shumë të tjerë besohet të jenë ende nën rrënoja, pasi ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile nuk arrijnë dot në zonat e goditura, sipas autoriteteve shëndetësore. Ministria gjithashtu raportoi se 87 persona janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare, ndërsa 570 të tjerë janë plagosur në rrethana të ngjashme, duke theksuar rrezikun me të cilin përballen civilët që kërkojnë ndihmë. Këto shifra vijnë mes përkeqësimit të krizës humanitare në Rripin...