Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet përkohësisht hyrja e automjeteve nga Kosova

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet përkohësisht hyrja e automjeteve nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt teknik në gjithë territorin e shtetit, duke sjellë si pasojë pezullimin e përkohshëm të hyrjes së automjeteve nga Kosova. Sipas njoftimit zyrtar, autoritetet maqedonase kanë nisur regjistrimin e udhëtarëve në mënyrë manuale dhe kanë rikthyer kontrollin e dyfishtë kufitar. Kjo ka shkaktuar pritje të gjata dhe kolona të mëdha në pikat kufitare. “Në këtë moment, regjistrimi po bëhet në mënyrë mekanike. Derisa të rikthehet funksionimi i sistemit kufitar të RMV-së, kontrolli i dyfishtë do të vazhdojë,” thuhet në njoftim. Qendra...
Burimi: Vizionplus.tv