Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bie nga lartësia, humb jetën punonjësi ne aeroportin e Vlorës
👁11807
Rreth orës 15:40, në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, gjatë punimeve në terminal, shtetasi D. H., 38 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje shtetasit përgjegjës për punimet në aeroport. Top Channel