Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars

Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars

Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror....
Burimi: Monitor.al