Biblioteka Kombëtare synon bashkëpunime të reja me institucionet irlandeze

Biblioteka Kombëtare synon bashkëpunime të reja me institucionet irlandeze

24 September, 2026 - 14:30 Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Dr. Blerina Rogova Gaxha, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Irlandës në Budapest dhe njëkohësisht ambasadorin jorezident të Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist. Sipas njoftimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e krijimit të bashkëpunimeve të reja ndërmjet Kosovës dhe Irlandës, me fokus në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe institucioneve homologe në fushën e bibliotekarisë dhe kulturës. Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe të avancimit të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve kulturore të Kosovës dhe Irlandës, duke hapur mundësi për iniciativa dhe bashkëpunime të reja në fushën e bibliotekarisë dhe kulturës./KultPlus.com