Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Biblioteka Kombëtare nis organizimin e koleksionit të artit bashkëkohor
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” po zhvillon një projekt të rëndësishëm për evidentimin, klasifikimin dhe organizimin e koleksionit të artit bashkëkohor që ndodhet në Bibliotekën e Arteve Bashkëkohore. Koleksioni përfshin libra tematikë dhe monografi për artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, katalogje ekspozitash, materiale digjitale si CD dhe DVD, pllaka vinili me regjistrime arkivore, revista dhe botime periodike në gjuhë të ndryshme, përfshirë anglisht, gjermanisht, turqisht, kroatisht, koreanishte, tajvanez, bullgarisht, maqedonisht dhe shqip. Botimet vijnë nga Evropa, Azia, Amerika dhe Ballkani Perëndimor. Figura kryesore të koleksionit janë artistë të njohur si Salvador Dalí, Pablo Picasso, Jean-Antoine Watteau dhe Mario Sironi, si...