Biblioteka Kombëtare ia dhuron asaj të Gjakovës 1097 ekzemplarë

Biblioteka Kombëtare ia dhuron asaj të Gjakovës 1097 ekzemplarë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka vazhduar shpërndarjen e librave nëpër komunat e vendit, duke i dorëzuar Bibliotekës së Gjakovës 87 tituj. Bibliotekës komunale” Ibrahim Rugova” i është dorëzuar një kontingjent me 87 tituj dhe 1097 ekzemplarë, të përzgjedhur nga fondi i Shtëpisë Botuese “Rilindja”. Librat janë të përgatitur me qëllim që t’u shërbejnë sidomos shkollave dhe nxënësve të nivelit parauniversitar. Ato do të shpërndahen nga biblioteka komunale në bibliotekat e shkollave të qytetit. Në mesin e titujve gjenden edhe dy botime me rëndësi të veçantë për kujtesën historike: • Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës • Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe Shpërndarja do të vazhdojë edhe në komunat tjera./ KultPlus.com