Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Biblioteka Kombëtare fillon digjitalizimin e dorëshkrimeve orientale të rralla
👁11251
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka ndërmarrë një hap domethënës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore me nisjen e projektit për përpunimin dhe përshkrimin bibliografik të dorëshkrimeve orientale të ruajtura në fondet e saj.Ky koleksion i rrallë përfshin dorëshkrime dhe libra në gjuhët arabe, osmane, persiane, si dhe dokumente në gjuhën shqipe të shkruara me grafi arabe, të cilat janë mbledhur që nga viti 2002 nga xhami, teqe dhe institucione të tjera në rajon.Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, më shumë se gjysma e këtyre dorëshkrimeve deri tani kanë qenë të regjistruara vetëm në skeda...