Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë – evakuohen banorët

Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë – evakuohen banorët

Betejë me flakët në Dhivër, Shën Ndre dhe Cerkovicë të Bashkisë Finiq – evakuohen banorët, në ndihmë edhe një helikopter   Zjarre të fuqishme kanë përfshirë që dje pasdite zonat e Dhivrit, Shën Ndresë dhe Cerkovicës, në Bashkinë e Finiqit. Përhapja e flakëve, ndihmuar nga era dhe temperaturat e larta, ka rrezikuar banesat dhe jetën e banorëve.     Autoritetet vendore kanë ndërhyrë menjëherë duke evakuuar disa familje nga zonat më të rrezikuara, ndërsa strukturat zjarrfikëse nga Saranda dhe Finiqi, të mbështetura nga forcat e ushtrisë, po luftojnë për të vënë situatën nën kontroll.   Në ndihmë ka mbërritur edhe një helikopter nga Emergjencat Civile, i cili po kryen ndërhyrje nga ajri për të shuar vatrat më të pakontrollueshme në terrene të paarritshme me mjete...