Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Beteja e Savrës ose e njohur ndryshe dhe si Beteja e Vjosës, njihet si përballja e parë shqiptaro-osmane në histori
Beteja e Savrës (18 shtator 1385) Beteja e Savrës ose e njohur ndryshe dhe si Beteja e Vjosës, ishte një betejë mesjetare e luftuar më 18 shtator të vitit 1385 në afërsi të Lushnjës. Beteja e Savrës njihet si përballja e parë shqiptaro-osmane në histori, ku një ushtri e vogël shqiptare e komanduar nga princi arbër Balsha II u përball me një ushtri osmane shumë më të madhe e komanduar nga Hajredin Pasha. Në fillim të vitit 1385, Balsha II sulmoi tokat e një princi tjetër arbëror, Karl Topisë, duke i pushtuar atij qytetin e Durrësit. Pas humbjes së Durrësit, princi Karl Topia u bëri ftesë Osmanëve për ta ndihmuar atë në konfliktin e tij kundër Balshës II. Ftesa e Topisë u pranua nga Hajredin...