Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Beteja e Konispolit, përballja më e gjatë në Ballkan kundër nazistëve
Më 5 gusht 1943 nisi një nga përballjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lufta e Konispolit, e njohur si beteja më e gjatë kundër forcave pushtuese naziste në të gjithë Ballkanin. Kjo betejë u zhvillua nga 5 gushti deri më 28 shtator 1943, duke zgjatur plot 55 ditë, dhe përbën luftimin e parë në kufirin shtetëror shqiptaro-grek kundër trupave gjermane. Përballja është regjistruar në historinë e vendit si një nga luftimet më të zgjatura të periudhës së rezistencës, transmeton KultPlus. Qëllimi i komandës gjermane ishte sigurimi i kontrollit të vijës bregdetare të Jonit, që shtrihej nga Gjiri i Artës deri në Konispol, për të garantuar lëvizjen strategjike të ushtrisë në drejtim të Greqisë. Rezistenca shqiptare, nën drejtimin e Batalionit...