Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Besojmë pa kushte në procesin e anëtarësimit”/ Rama: Jemi rritur në ferr, BE është shpëtimi nga historia për ne
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet i vetmi drejtim për Shqipërinë, duke e cilësuar BE-në si “shpëtimin nga historia”. Ai pranoi se Kuvendi nuk është ende në nivelin e duhur për këtë proces dhe se do të duhet të luajë një rol të dyfishtë, si në politikëbërjen e brendshme, ashtu edhe në mbikëqyrjen e reformave përtej anëtarësimit. “Ne nuk kemi një alternativë tjetër. BE nuk është thjesht një bankomat, por familja ku mund të ndihemi të sigurt dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme. Nuk e shohim BE-në me sytë e së shkuarës, por si perspektivën e vetme të Shqipërisë,” u shpreh Rama, duke...