Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Besnik Mustafaj për protestat: “Të rinjtë duan frymë të re, Ramën dhe Berishën i largon vetëm vota”

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka komentuar protestat e zhvilluara gjatë muajve të fundit në vend, duke u ndalur te pjesëmarrja e të rinjve, reagimi i qeverisë dhe kërkesat politike të ngritura gjatë tubimeve. Në një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, Mustafaj tha se përshkallëzimi i protestave ishte, sipas tij, i parashikueshëm, pas një periudhe të gjatë në të cilën të rinjtë protestuan pa incidente. Ai argumentoi se shpërfillja e kërkesave të tyre nga qeveria ndikoi në rritjen e tensioneve. Sipas Mustafajt, klima që është krijuar aktualisht në vend është kundër establishmentit politik dhe një pjesë e të rinjve kërkojnë figura dhe alternativa të reja. Duke komentuar thirrjet kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës, ish-ministri theksoi se nuk mund...