Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Besimtarët shqiptarë nderojnë Atin e Shenjtë
👁7930
Pas Meshës së Dritës, të zhvilluar të hënën në mbrëmje në të gjitha katedralet katolike të vendit, lutjet në nderim të Papa Françeskut kanë vijuar edhe gjatë së Martës në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë nga besimtarët e shumtë. Lutjeve për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë iu bashkuan edhe turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë. Në nderim të Papa Françeskut, besimtarët kanë ndezur edhe qirinj në ambientet e brendshme të katedrales katolike të kryeqytetit. Përgjatë gjithë këtyre ditëve deri në varrimin e Papa Françeskut, katedralet katolike në mbarë vendin do të jenë të hapura...