Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Besimtarët ortodoksë i japin lamtumirë Metropolitit Imzot Dhimitri
Me dhjetra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Gjirokastër për t'i dhënë lamtumirën e fundit Metropolitit Imzot Dhimitri, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në spitalin e Janinës, pas një komplikacioni shëndetësor. Në ceremoninë e mbajtur ishin të pranishëm klerikë të shumtë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe diplomatë të lartë nga Ambasada Greke në Tiranë. Mesha e shërbesës u mbajt nga Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joani. Pas ceremonisë, trupi i Metropolitit do të prehet në Kishën e Shën Parashqevisë në Dropull, për t'u nderuar dhe kujtuar...