“Berti i Duraluminit” ribashkohet me mikun që tentoi ta shpëtonte nga BKH-ja! Ja kë gjen Agasi në burgun e Fierit
ergys agasi FIER- Ergys Agasi u transferua më 29 tetor nga burgu i Bradasheshit në burgun e Fierit. Mësohet se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, Agasi nuk do të jetë vetëm, pasi aty ndodhet një person i njohur për të. Bëhet fjalë për Uljan Shpatarakun, ish-oficerin e policisë dhe mikun e tij të ngushtë, i cili madje, tentoi ta ndihmonte Agasin t’i shpëtonte operacionit të BKH-së në gusht të këtij viti. Shpataraku ndodhej në makinë me Agasin në momentin e arrestimit të këtij të fundit. Në dëshmitë e tij para autoriteteve, Shpataraku pretendonte nuk e njeh Ergys Agasin, dhe sipas tij e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop...
Burimi:
zeri.ai