Bernard Zotaj: Akti heroik i Oso Kukës

Bernard Zotaj: Akti heroik i Oso Kukës

Për figurën dhe aktin heroik të Oso Kukë shkodranit është folur dhe shkruar për një shekull e gjysmë. Janë shkruar këngë dhe thurur vargje pambarim në të gjitha trevat shqiptare. Në këtë rrugëtim të gjatë historik edhe pse është shkruar shumë dhe folur pambarim, Oso Kuka nuk është Hero i Populli, si dhe Dëshmor i Atdheut së bashku me trimat e tij. Për këtë me nismën e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut dhe të Shoqatës së Historianëve Ushtarak të Shqipërisë, është ndërmarrë një nismë, duke i propozuar Këshillit të Qarkut të Shkodrës për ta shpallur Dëshmor të Atdheut së bashku me trimat e tij, që u vetëflijuan për të mbrojtur ishullin strategjik të Vraninës, ku ndahej kufiri me...