Bërnabiq: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor

Bërnabiq: Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të shpallen deri më 27 nëntor

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, njoftoi se zgjedhjet presidenciale do të shpallen brenda afatit kushtetues, jo më vonë se 27 nëntori, ose, nëse formohen institucionet e reja, këtë do ta bëjë ushtruesi i ri i detyrës së presidentit. Bërnabiq i bëri thirrje shumicës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, që ta formojë Qeverinë sa më parë. E pyetur se kur do ta thërrasë seancën e Kuvendit, pasi të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ajo u përgjigj se kjo do të bëhet “në afatin më të shkurtër të mundshëm”. Gazetarët e pyetën atë se kë e ka falur ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Bërnabiq tha se, sipas Kushtetutës, faljet nuk janë në kompetencë të ushtruesit të...