Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha zbut tonet për 21 Janarin, Balla ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Je përgjegjësi politik i masakrës, ti e urdhërove
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të Sali Berishës lidhur me vrasjet e protestuesve më 21 janar 2011 në bulevard, të cilat ish-kryeministri i quajti “krim shtetëror pa dashje”. Në postimin e tij, Balla krahason deklaratën e fundit të kreut të PD-së me atë çfarë kishte deklaruar në janar 2011 kur fliste për reagim nga snajperë. “Uuuuu, paska ndryshuar qëndrim?! Shikoni çfarë thotë sot, çfarë ka thënë dje (më parë)”, shkruan Balla, duke shoqëruar videon me deklaratën e vitit 2011 të ish-kryeministrit, ku ai shprehet: “Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajperë, katër në të katër anët dhe unë në atë dritare, dhe në mënyrë absolute do goditet. Vetëm...