Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Vjedhje me “Tren Bullgar”! Kreu i PD publikon disa pamje dhe thotë se opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet
👁13602
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka paraqitur sot pamjet e filmuara nga kamerat brenda qendrave të votimit për të mbështetur akuzat e tij se procesi i 11 majit u manipulua. Në një qendër votimi, pamjet tregojnë komisionerin që hap kutinë e votimit për të kontrolluar fletën e votimit. Në një qendër tjetër votimi, komisioneri, në shkelje të ligjit, shoqëron votuesin në dhomën e fshehtë dhe qëndron me të derisa ai voton. Kryetari i PD, Berisha, transmetoi edhe pamje të qytetarëve që marrin dy apo katër fletë votimi për të votuar. Gjithashtu, Berisha tregoi pamje ku shihen qytetarë që e nxjerrin...