Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

Berisha u prit me protestë dhe braktisje në SHBA, avokati Petraj: “Non grata” nuk i hiqet, priten surpriza për “21 janarin” dhe “Gërdecin”

Në takimin e parë në SHBA, ku shkoi triumfalisht 5 vite pas vendosjes së “non grata”, Sali Berisha nuk gjeti pritjen që mendonte. Në sallën luksoze, ku mbërriti me një limuzinë Maybach 250 mijë dollarëshe, ai gjeti shumë karrige bosh, ndërsa jashtë godinës, dhjetëra emigrantë që me megafon e pankarta i kujtonin se është i padëshiruar për ta që prej vitit 1997. Vizën për të kaluar oqeanin, Berisha e quajti fitore personale ndaj Blinken dhe Yuri Kim, e vetmja pjesë e fjalimit ku ai tha të vërtetën. Avokati Edmond Petraj tha për “ABC News” se kryetari i Partisë Demokratike e ka mbyllur ciklin e vet politik. Ai madje shkoi më tej kur tha se ai është një “kufomë politike”, nga i cili nuk mund të...