Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha tregon letrën e ministrit Hasani për OSBE: Banditizëm, kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët këtë të hënë, ka publikuar letrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Kryedemokrati e cilëson këtë letër si skandaloze, ndërsa shton se raporti duhet të pasqyrojë me saktësi realitetin e zgjedhjeve. Letra e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe për përfaqësues të misioneve të ODIHR-it, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës, mes tyre Lamberto Zannier, Bjorn Soder, Simone Billi dhe Michael Gahler. Letra e plotë...