Burimi:
Kohajone.com

Berisha thirrje për bandat: Kush implikohet me votat do të shpallet grup terrorist
👁7734
Sali Berisha prezantoi këtë mbrëmje kandidatët e qarku të Vlorës për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i PD-së premtoi para vlonjatëve se zotimi për pastrimin e shtëpisë është solemn. Në këtë mënyrë pati një paralajmërim për çdo bandë që do të implikohet me vjedhjen e votave dhe frikësimin e qytetarëve. Ai tha se ata do të shpallen grupe terroriste dhe do të përballen me ndëshkime të mëdha. ”Grupet kriminale në gërshërë të ligjit do u pritet çdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit, kudo që ndodhet se po u implikuat me vota...