Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

Berisha: Të rinjtë i dhanë përgjigjen e merituar regjimit të Ramës! Të bashkohemi të gjithë në revoltë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti studentët dhe qytetarët që protestuan sot në Tiranë, duke e cilësuar reagimin e tyre si një përgjigje ndaj masave ndëshkuese të qeverisë, të cilat i quajti antikushtetuese dhe antiligjore. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se protestuesit i hodhën në koshat e plehrave aktet që, sipas tij, synonin të ndalonin revoltën studentore. Ai deklaroi se PD nuk do të njohë asnjë akt që bie ndesh me Kushtetutën dhe garantoi mbështetje për studentët dhe qytetarët e ndëshkuar me gjoba. “Kisha bindjen më të madhe se qytetarët dhe studentët, do t’u jepnin përgjigjen më të merituar, shpërfilljen totale, hedhjen në kosh të plehrave akteve antikushtetuese, antiligjore, me të cilat Edi Rama mendonte se do të mund të gjejë...