Berisha takim me minatorët: Do miratojmë statusin tuaj brenda 100 ditëve, rroga minimale do jetë 1 mijë euro

Berisha takim me minatorët: Do miratojmë statusin tuaj brenda 100 ditëve, rroga minimale do jetë 1 mijë euro

Sali Berisha BULQIZË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me minatorët në qytetin  të Bulqizës, deklaroi se qeveria që ai do të drejtojë pas 11 majit do të miratojë statusin e minatorit brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Në fjalën e mbajtur përpara minatorëve dhe qytetarëve, Berisha u shpreh se shteti shqiptar ka qenë i padrejtë për dekada ndaj minatorëve, duke mos i shpërblyer asnjëherë për sakrificat e mëdha që kanë bërë në shërbim të ekonomisë kombëtare. Kryedemokrati theksoi se statusi i minatorit do të shoqërohet me një rrogë minimale prej 1 mijë eurosh dhe me pensione më të larta se çdo kategori tjetër në vend. Sali Berisha: Unë kam biseduar në mënyrë të përsëritur me përfaqësuesit tuaj, me kryetarin e sindikatave, Përparimin, Shaqirin,...