No Image Available

Berisha sulmon Vlora Hysenin: I dha bandave mjetet e survejimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish te hetimi ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një takimi me mbështetësit e opozitës në Vlorë. Duke komentuar masën e sigurisë të vendosur ndaj Hysenit, Berisha e akuzoi atë për favorizim të grupeve kriminale. Sipas kreut të PD-së, drejtuesja e SHISH u ka vënë në dispozicion eksponentëve kriminalë pajisje për regjistrime, filmime dhe survejim, të blera me fondet publike. “Çdo ditë dalin dëshmitë më rrënqethëse se si kurrë më parë shqiptarët sot janë në pushtimin e krimit, të një regjimi kriminal. Del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar”, deklaroi Berisha. Ai komentoi gjithashtu kontrollin e banesës së ish-drejtorit...