Berisha sulmon ish-ministrin e tij: Ilir Rusmaili, figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor

Berisha sulmon ish-ministrin e tij: Ilir Rusmaili, figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët sulmoi ish ministrin e tij Ilir Rusmaili. Ai e quan atë mercenar pa asnjë normë njerëzore, pasi sipas kreut të PD bllokoi procesverbalet e kërkuara nga komisionerët. Berisha: Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar. Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e...