Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata
A Kreu i opozitës tha gjatë bshkëbisedimit me qytetarët se, ‘studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata’. Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit. Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan. Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata. Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori...
Burimi:
sot.com.al