Berisha: Studentët kanë të drejtë të kërkojnë përmbysjen e sistemit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë të drejtë të kërkojnë përmbysjen e sistemit politik, të cilin ai e akuzon se mbështetet te droga, korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike. Gjatë deklaratës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve, biznesmenëve dhe mbështetësve të PD-së që t’u bashkohen studentëve në protestë. Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës për dhunën ndaj të rinjve dhe për grabitjen e pronave publike, duke theksuar se Partia Demokratike do të vijojë të ofrojë mbështetje dhe mbrojtje për protestuesit. Berisha u ndal edhe te debatet për pronat, duke deklaruar se është kundër prekjes së tyre, por sipas tij, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te dëmtimi i një dyqani apo vitrine, ndërsa përmendi edhe Portin e Durrësit...
Burimi:
ntv.al