Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha s’pranon humbjen, Demalia: Ai nuk ndryshon më dhe s’del dot nga ‘ferri’ i tij, do e zhysë edhe më keq PD-në!
👁13001
Sali Berisha është një figurë e pandryshueshmë, që i ka krijuar edhe Shqipërisë pengesë në demokraci gjatë 35 viteve të fundit dhe është peng i historisë së tij politike në dramat dhe tragjeditë që ka shkaktuar. Kështu u shpreh sot (13 maj) analisti Ilir Demalia në studion e ‘Report Tv’ në lidhje me deklaratën e ditës së sotme të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili jo vetëm nuk pranoi humbjen, por pretendoi patronazhim të vjedhjes së 300 mijë votave në 30 deputetë nga mazhoranca, duke këmbëngulur se nuk do dorëhiqet, pasi “beteja sapo ka nisur”. Pyetjes së moderatores Marsela...