Berisha: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë

Berisha: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Elbasani se Shqipëria po përballet, sipas tij, me probleme të rënda sociale dhe ekonomike. Gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” së PD-së, Berisha e krahasoi vendin me “një të sëmurë në sallën e urgjencës”, duke argumentuar se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Në fjalën e tij, kreu i PD-së akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe korrupsion. Sipas Berishës, pasuritë dhe burimet e vendit nuk po përkthehen në mirëqenie për qytetarët, ndërsa problemet në shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë po vijojnë. Berisha përdori një gjuhë të ashpër ndaj qeveritarëve, duke i akuzuar se kanë përfituar nga pasuritë e vendit dhe se, sipas tij, nuk kanë treguar vëmendje të mjaftueshme ndaj nevojave të qytetarëve. Një pjesë të fjalës së tij...