Berisha refuzon votimin elektronik në 2027: Nuk pranojmë asnjë bashki! (VIDEO)

Berisha refuzon votimin elektronik në 2027: Nuk pranojmë asnjë bashki! (VIDEO)

sali berisha TIRANË- Partia Demokratike kundërshton përdorimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.  Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të pranojë aplikimin e numërimit elektronik në asnjë bashki, duke ngritur pretendime për manipulime dhe probleme me sigurinë e sistemit. Sipas tij përvoja e zgjedhjeve të mëparshme ka treguar se përdorimi i teknologjisë nuk garanton domosdoshmërisht transparencën e procesit. “Asnjë bashki nuk pranojmë ne numërim elektronik", tha Berisha. Kreu i PD-së pretendoi se numërimi elektronik është manipuluar dhe ngriti akuza për përfshirjen e Shërbimit Informativ Kombëtar në këtë proces. “Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar direkt edhe Shërbimi Informativ Kombëtar, i narko-shërbimi informativ tani”, tha Berisha. Ai pretendoi gjithashtu se janë krijuar servera...