Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Berisha: Ramën e zuri salmonela, por e mbajti të fshehtë
👁6484
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se biznesmeni Arben Goxha, që solli pulën me salmonelë në Shqipëri nga Brazili, është eksponent i Partisë Socialiste. Gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, Berisha deklaroi se Goxha i ka sjellë fileto pule dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Ramën e ka zënë salmonela, por e ka mbajtur këtë të fshehtë duke ua fshehur dhe mjekëve. “Biznesmeni që solli pulën me salmonelë ishte eksponent i Partisë Socialiste. I solli dhe Ramës, e zuri salmonela dhe gënjeu mjekët,” tha Berisha.