Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha publikon pamjet: Ja si ‘Treni Bullgar’ u përdor për të manipuluar zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka denoncuar atë që e cilësoi si një skemë të mirëorganizuar të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit përmes metodës së njohur si “Treni Bullgar”. Ai deklaroi se kjo metodë është përdorur më parë në regjime autoritare si ai i Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko, dhe këtë herë, sipas tij, është zbatuar në disa qendra votimi në Shqipëri. Berisha publikoi pamje që sipas tij, dokumentojnë manipulimin e procesit zgjedhor. Sipas tij, në një nga rastet, fletët e votimit janë plotësuar dhe vulosur jashtë qendrës së votimit, konkretisht në ambientet...