Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha publikon një video dhe e komenton vetë: Ja si e vulosin fletën. Ja ku e fut, pastaj e nxjerr…
👁6784
Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të martë, publikoi pamje të pretenduara sipas tij që tregojnë qartë realizimin e “Trenit Bullgar” në 11 maj, shkruan A2 CNN. “Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar. Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë. Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm...