Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha prezanton kandidatët në Peqin
👁8327
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin e radhës elektoral në Peqin, ku ka prezantuar edhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për zgjedhjet e 11 majit. Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbështetur qytetarët dhe se nuk mendon për pensionistët. “Të bashkohemi për të votuar ndryshimin. Me votën tonë mund të bëjmë një ndryshim epokal. Më 11 maj me votën tuaj ju bëni një ndryshim epokal. Pas 11 majit nuk do të ketë rrogë më të ulët se 500 euro”, tha ai.