Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha prezanton kandidatët në Durrës: Rama nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike u ndal sot në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e tij për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha Edi Rama “nuk fle dhe merret duke i vënë nofka gjeniut LaCivita, por shumë shpejt do e mësojë se Disney është në mbështetjen tuaj”. Fjala e Berishës: Edi Rama, je i pashpresë. E di ti se e bitise siç e meriton. Ka dy ditë dhe net që nuk fle dhe merret duke i vënë nofka të ndryshme gjigantit, gjeniut, bashkëgjeniut të rikthimit më të madh në histori, Chris LaCivitas. Arkitektit të rikthimit të Sali Berishës dhe opozitës shqiptare në pushtet. Edi, prit se do marrësh vesh prapë se kush përfaqëson tani anën kreative. Kur të marrësh vesh se Uollt Disney është...