Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha pranon vrasjet e “21 Janarit”, tani që po e heton SPAK fshihet pas alibisë së “krimit shtetëror pa dashje”…
Vetëm disa ditë pasi kreu i SPAK Altin Dumani tha se dosja e 21 Janarit është prioritare në Prokurorinë e Posaçme, Sali Berisha e ka pranuar për herë të parë dje se 4 protestuesit para kryeministrisë u vranë nga armët e shtetit dhe se ai ishte një krim shtetëror. “A mund të lexosh fjalimet e Sali Berishës vite me radhë përpara i cili e ka quajtur krim shtetëror. E kam quajtur unë përpara. Pse? Se unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton....