Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha po përgatitet për kontestimin e zgjedhjeve? Pyetja për dështimin e tyre, që mori më shumë duartrokitje sesa thirrjet për fitore! (Video)
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë dhe fushata ka hyrë në dy javët e fundit të saj. Por duket se Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë nisur përgatitjet për dështimin e zgjedhjeve dhe kontestimin e tyre nëse humbasin. Lakimi i skenarit të humbjes dhe kontestimit të zgjedhjeve u shfaq sot gjatë takimit që Berisha mbajti në konferencën “Global She” me CDI-Women, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga politikanët e partive të djathta europiane dhe nga disa vende të tjera të botës, që ai i kishte ftuar. Ishte pikërisht momenti kur një nga gratë përfaqësuese së LDG-së së PD-së bëri një nga pyetjet teksa e lexonte nëpërmjet telefonit ku e kishte shënuar dhe që dukej si e diktuar. Ish-eurodeputeti i CU-së, Elmar Brok, u pyet se “nëse...