“Berisha nuk ka dalë nga lista e zezë e SHBA”, Buzhala: Është thjesht leje për vizë…

“Berisha nuk ka dalë nga lista e zezë e SHBA”, Buzhala: Është thjesht leje për vizë…

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Berat Buzhala komentoi deklaratën e postuar në Twitter nga gazetari amerikan Mark Caputo, i cili pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje që lë të kuptohet se, në disa raste, udhëtimi i Berishës në SHBA nuk përjashtohet plotësisht. Sipas Buzhalës nuk kemi të bëjmë me dalje të Berishës nga lista e zezë dhe se kjo deklaratë, sipas tij, është ofenduese për nga forma. Buzhala tha se nëse do të ishte një deklaratë serioze, do të kishte qenë vetë Marco Rubio ai që do ta kishte postuar në Twitter-in e tij. “Kjo s’është dalje nga lista e zezë, kjo është një shkurtim për vizën, domethënë që...