Berisha ngre shqetësimin: Pensionistët nuk blejnë dot as ilaçet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar në Elbasan “Foltoren e Ripertritjes” së PD-së, ku ka folur për situatën ekonomike dhe sociale në vend, duke ngritur akuza ndaj qeverisë për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar dhe largimin e qytetarëve nga Shqipëria. Berisha e përshkroi situatën politike dhe sociale si një moment të rëndësishëm për vendin, ndërsa deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale po përballet me një proces shpërbërjeje. Ai akuzoi mazhorancën se e ka mbështetur qeverisjen te abuzimi me qytetarët, krimi i organizuar dhe politikat që, sipas tij, kanë nxitur emigracionin. Një pjesë të fjalës së tij Berisha ia kushtoi gjendjes ekonomike të pensionistëve. Ai pretendoi se mbi 600 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme dhe se një pjesë e tyre nuk arrijnë...
Burimi:
ntv.al