Berisha në SHBA pritet me protesta/ Avokat Petraj: Do ketë surpriza për “21 Janarin”
Në takimin e parë në SHBA, pesë vite pas shpalljes “non grata”, Sali Berisha nuk gjeti pritjen triumfale që kishte paralajmëruar. Në sallën ku zhvilloi takimin, pati karrige bosh, ndërsa jashtë godinës dhjetëra emigrantë protestuan me pankarta dhe megafonë, duke kundërshtuar praninë e tij. Berisha mbërriti në aktivitet me një automjet luksoz, ndërsa gjatë fjalës së tij e cilësoi pajisjen me vizë amerikane si një fitore personale ndaj ish-zyrtarëve amerikanë Antony Blinken dhe Yuri Kim. Për avokatin Edmond Petraj, këto zhvillime tregojnë se Berisha e ka mbyllur ciklin e tij politik. Petraj përdori një gjuhë të ashpër ndaj kreut të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si një “kufomë politike” dhe duke argumentuar se ai nuk ka më aftësi për të prodhuar zhvillime të reja në politikë....
Burimi:
ntv.al