Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berisha në mision për vendosjen e demokracisë në Shqipëri”, Shehu: Kush nuk e do, nuk do luftën opozitare
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për News 24, theksoi se Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në Shqipëri. Sipas Shehut, Berisha është përfshirë në një luftë kundër deformimit të zgjedhjeve dhe narko-qeverisë që, sipas tij, ka manipuluar procesin elektoral brenda vendit dhe për emigrantët. Ai theksoi se “ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri”.