Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha në Kamëz: Ju keni shtëpitë pa legalizuar, kurse Rama ka legalizuar sarajet e Surrelit në kundërshtim me ligjin
👁4509
Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka legalizuar sarajet e Surrelit në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që mijëra qytetarë të Kamzës dhe gjithë Shqipërisë, nuk legalizojnë dot banesat e tyre. ’Merrni Edi Ramën, - tha kreu i PD - sa ka prej jush pa u legalizuar. A e dini ju se ka ndërtuar shtëpinë në tokë të ndaluar, në kundërshtim me ligjin? Ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin’. ‘A e dini ju se në qoftë ti ke ndërtuar shtëpinë duke të shkuar djersa çurg, duke punuar me duart e tua, zotëria e tij...