“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë
Një thirrje e një protestuesi, “Rama në burg, Berisha në burg”, ka sjellë përplasje fizike në protestën e thirur nga Sali Berisha. Një grup militantësh të PD-së, të irrituar, kanë reaguar dhe njëri prej tyre ka arritur deri aty sa e qëlloi protestuesin me shpullë në kokë. Ndërkohë, PD-ja e konsideroi si një provokator të qeverisë. “Një provokator i qeverisë, që e sjell policia. Xhepistë të vegjël që i marrin nëpër komisariate, i sjellin për të sharë qytetarët që vijnë në protestë. Këto janë provokime. Polici kriminale që dhunon studentët dhe sjell këtë lloj llumi dhe zhuli për të sharë me fjalë të ndyra dy zonja. Qytetarët bëjnë shumë mirë që reagojnë kur shahen zonja dhe të rinj e të reja”, tha Balliu për sherrin.
Burimi:
javanews.al