Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve
👁6151
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media është shprehur se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri përfaqësojnë farsën më të rëndë elektorale të 34 viteve të fundit, duke i krahasuar ato me proceset zgjedhore të diktaturës së Mugabe në Zimbabve. Berisha, i sapokthyer nga Brukseli ku mori pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, tha se kishte denoncuar para përfaqësuesve të qendrës së djathtë dhe institucioneve europiane vjedhjen masive të votës nga ana e qeverisë Rama. Ai përmendi bonusin prej 100 euro për pensionistë, faljen e gjobave në masën 200 milionë euro, punësimet dhe kultivimin e kanabisit...