Berisha në Berat ironizon premtimin e Ramës: Ishullin e Osumit e mori lumi

Berisha në Berat ironizon premtimin e Ramës: Ishullin e Osumit e mori lumi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet pasditen e sotme në Berat ku po prezanton kandidatët e Aleancës Shqipëria Madhështore.Kryedemokrati ironizoi premtimin e kryeministrit Edi Rama, për një ishull në lumin Osum. Ai akuzoi qeverinë se nuk ka investuar në qytet. “Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth. Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri,...
Burimi: Opinion.al