Berisha ndryshon në moment të fundit vendin e takimit në SHBA, paralajmërohen protesta në aktivitetin e kreut të PD (VIDEO)
Kreu i PD Sali Berisha e nis me këmbën e majtë përtej oqeanit. Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër. Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit. “Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara takimit. Ndoshta frika e një proteste të madhe, e një organizimi që do të tregojë dhe nxjerrë në pah që Berisha nuk...
Burimi:
javanews.al